Telegrafi

Gazetari shpëton për një fije floku, snajperisti i ISIS-it e qëllon – e godet kamerën që e kishte vendosur në gjoks (Video)

Një gazetar po bënte një storie për organizatën terroriste ISIS në Mosul të Irakut, kur për pak sa nuk e goditi një plumb i snajperit.

Gazetari Ammar Alwaely po filmonte me kamerë nëpër pjesën perëndimore të Mosulit, kur një sjanperist i ISIS-it e qëlloi, transmeton Telegrafi.

Por ishte pikërisht kamera (Go Pro) e vendosur në jelekun e kamufluar që ia ndryshoi kahjen plumbit, duke ia shpëtuar jetën.

Megjithatë, ky moment nuk i shpëtoi kolegut të tij Owen Holdaway që punon për The Sun. Ai ka shkruar se kolegu i tij Ammar është këshilluar që të pushojë paksa, pasi ishte traumatizuar nga plumbi i snajperistit të ISIS-it.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur kamera shkatërrohet plotësisht në gjoksin e Ammar-it, ndërsa në sfond një zë i burrit dëgjohet duke thënë, “Ammar ishte shumë afër”. /Telegrafi/