Gazetari i Russia Today (RT), serbi Boris Malagurski, i cili njihet si një prej propaganduesve kryesor të presidentit rus Vladimir Putin, ka vazhduar me fyerjet e tij ndaj shqiptarëve dhe shteteve perëndimore.
Këtë herë Malagurski ka provokuar duke pyetur “A e ka radhën Kosova?” pas marrjes së kontrollit nga talibanët në Afganistan, pas tërheqjes së trupave të SHBA-së nga atje. Ky postim i tij krahas një fotografie në Twitter, ka nxitur komente dhe reagime të shumta në adresë të tij.
Malagurski është cilësuar si përkrahës i talibanëve i cili shpreson që NATO të largohet nga Kosova dhe Serbia të mund të vazhdojë gjenocidin.
Gunther Fehlinger i ka reaguar ashpër Malagurskit, duke e krahasuar atë me talibanët.
Sipas tij, “nacionalisti ekstrem serb Boris Malagurski po e krahason veten me talibanët, vetëm duke shpresuar që SHBA të largohet nga Kosova për të vazhduar veprimet e tij gjenocidale. Për fat NATO dhe FSK do t’i shpjegojnë ndryshimin nëse guxon. Kjo tregon se sa e rëndësishme është anëtarësimi në NATO i Kosovës për vitin 2022”.
https://twitter.com/bangtanisti/status/1427228571702005760
Edhe Florian Bieber e ka qujtuar Malagurskin taliban, duke shkrujtur “Boris Talibani”.
Boris the Taliban https://t.co/X120AIS9k0
— Florian Bieber (@fbieber) August 15, 2021
Ndërsa, Daniel Hamilton e ka qujtur postimin e Malagurskit qesharak
“Jo, absolutisht nuk është. Kosova është ndoshta vendi më pro-amerikan në botë. Çfarë marrje qesharake?”
https://twitter.com/bangtanisti/status/1427227985749364739
Ndaj postimit të Malagurskit kanë reaguar edhe shumë qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile dhe studiues.
Malagurski njihet për qasjen e tij pro ruse, ai ka kundërshtuar intervenimin humanitar të NATO-s në Kosovë si dhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Republikës së Kosovës. Ai gjithashtu njihet për nxitje të gjuhës të urrejtjes edhe në Mal të Zi dhe shtetet tjera të Ballkanit.
Kohë më parë Malagurski, i kishte reaguar edhe këngëtares shqiptaro-britanike Dua Lipa, duke e krahasuar atë me “përkrahëse të terrorizmit”. Ndërsa ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj e kishte quajtur Malagurskin “Këlysh të Putinit”. /Telegrafi/