Site icon Telegrafi

Gazetari rus Vladimir Solovyov kishte lavdëruar nazizmin, Letonia e shpall ‘person non-grata’

Ministri letonez i Punëve të Jashtme, Edgars Rinkēvičs ka marr vendim që të përfshijë në listën e personave të padëshiruar për vendin, propaganduesin rus Vladimir Solovyov.

Sipas një shkrimi në Twiiter, Rinkēvičs ka thënë se, shpallja non-grata e Solovyovit vjen pasi ky i fundit kishte lavdëruar nazizmin.

“Në bazë të Nenit 61 (2) të Ligjit të Emigracionit, unë kam marrë një vendim që ta përfshijë shtetasin rus Vladimir Solovyov në listën e personave të padëshirueshëm për Republikën e Letonisë, duke vendosur një ndalim për të hyrë në Letoni për një kohë të pacaktuar. Lavdërimi i nazizmit nuk është i pranueshëm për Letoninë”, ka shkruar Rinkēvičs.

Siç raportojnë mediet ruse, Solovyov e kishte quajtur Adolf Hitlerin si “njeri shumë i guximshëm”, ndërsa kishte kritikuar ashpër liderin rus të opozitës, Alexey Navalny. Ai gjithashtu ka prodhuar një dokumentar për Benito Mussolini, duke admiruar arritjet e udhëheqësit fashist.

Ditë më parë, Këshilli letonez për Mediet Elektronike ka përjashtuar 16 kanale televizive propaganduese ruse nga lista e programeve në vend.

Lexo po ashtu Letonia pezullon transmetimin e 16 kanaleve televizive propaganduese ruse

REN TV Baltic, NTV Mir Baltic, Karusel International, NTV Serial (НТВ Сериал), NTV Stilj (НТВ Стиль), NTV Pravo (НТВ Право), Kinomiks (Киномикс), Nashe Novoye Kino (Наше Hовое Kино), RODNOYE KINO (РОДНОЕ КИНО), INDIYSKOYE KINO, KINOKOMEDIYA (КИНОКОМЕДИЯ), KINOSERIYA (КИНОСЕРИЯ), KVN TV (КВН ТВ), Kukhnya TV (Кухня ТВ), BOX TV (БОС) dhe HD Life, janë kanalet televizive që janë pezulluar nga autoritetet letoneze. /Telegrafi/

Exit mobile version