Redaksia e gazetës ‘Shekulli” vendosi sot që të pezullojë gazetarin e saj Isuf Kurtaj.
“E zëmë se Kosovska-Metohio që shumë prej jush i paska gërryer kaq shumë meraku me bë ekip kualifikohet, një gjë doja t’ju pyesja: si leshin do të brohorisni? O sa mirë me qenë kosovarë? Yt rracë e poshtër!”, ka shkruar Kurtaj.
Lajmi.net mëson se gazetari Isuf Kurtaj në fakt është vet nga Kosova. Ai është lindur dhe rritur në fshatin Zhur të Prizrenit. Ka studiuar në Tiranë dhe më pas ka vazhduar të jetojë atje.