Gazetari Anchor Steve Uyehara i ‘Hawaii News Now’ i ka ‘shkatërruar karrierën’ një personi të vetëshpallur si mbret i Kung Fu-së.
Ai kishte ftuar në studio Bruce Silva i cili do të realizonte numra Kung Fu-je, ku përfshihej thyerja e pllakave të betonit me një gotë qelqi pa e thyer këtë të fundit.
Silva theu pllakën e parë të betonit me gotën e cila nuk pësoi asnjë krisje, e ndërkohë gazetari i habitur nga aftësitë e tij tenton të vërtetojë që pllakat janë vërtetë betoni, por… sapo e prek ajo thyhet.
Ky ka qenë edhe momenti kur ai ka shpërthyer në të qeshura dhe nuk ka ndaluar deri në fund të numrave të Silvas.
Videoja është bërë virale dhe është parë mijëra herë.
https://www.youtube.com/watch?v=ta9TCY3cZ18