Gazetari Josep Pedrerol iu ka qëndruar prapa fjalëve të tij se Kylian Mbappe do të përfundojë te Real Madridi këtë verë.
Kontrata e sulmuesit të Paris Saint-Germain përfundon në vitin 2022 dhe Los Blancos mendojnë se mund të arrijnë marrëveshje me gjigantët francez këtë verë, nëse Mbappe nuk vendos të nënshkruajë një marrëveshje të re.
“E përsëris: Mbappe do të luajë për Real Madrid sezonin e ardhshëm”, ka thënë Pedrerol në edicionin e së hënës mbrëma të “El Chiringuito”, programit të njohur sportiv.
💣"MBAPPÉ jugará en el Real MADRID la temporada que viene"💣.
🚨La EXCLUSIVA DEL AÑO de @jpedrerol que ya adelantó el 7 de abril. ¡Vente a #SportPlus en Twitch!https://t.co/uy59B6tvAR pic.twitter.com/CDDtKWGwIN
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 13, 2021
Tutje ai ka dhënë edhe detaje në lidhje me pretendimin e tij, duke treguar edhe dëshirën e Mbappes.
“Ai nuk do të pranojë një rinovim nga PSG dhe është i bindur se klubi do të jetë i gatshëm të vendosë një çmim logjik duke marrë parasysh që i mbetet një vit në kontratën e tij. Ai është shumë i etur [për t’u bashkuar me Real Madrid ]”, shtoi Pedrerol.
Ai i bëri të njëjtin pretendime në “El Chiringuito” edhe më 7 prill. /Telegrafi/