Gazetari i njohur spanjoll Julio ‘Maldini’ Maldonado, ka folur pa humbjes turpëruese me rezultat 8-2 që Barcelona e pësoi ndaj Bayern Munich.
Sipas tij kjo humbje mund të çojë në ndryshime të mëdha në klub.
Sipas tij në pikëpytje është edhe ardhmëria e presidentit Josep Maria Bartomeu, trajnerit Quique Setien dhe e disa lojtarëve që janë më të moshuar.
“Ky është cunami që do të fshijë të gjithë: Setien, Bartomeu, [Luis] Suarez …”, ka thënë Maldini pas lojës.
Ya en canal desde Lisboa tras la debaclé culé. https://t.co/P2QFXe183S pic.twitter.com/lx7dlrKlxb
— Julio Maldonado (@MundoMaldini) August 14, 2020
Gerard Pique u tregua i hapur pas ndeshjes në “Estadio da Luz”, duke ofruar largimin e tij, pasi sipas tij duhet gjak i ri në klub në të gjitha instancat. /Telegrafi/