Telegrafi

Gazetari i njohur italian tallet me ‘zbarkimin’ e Moggit në Shqipëri

Në mediat italiane ka bërë shumë bujë afrimi i ish-drejtuesit të Juventusit, Luçiano Moggi te Partizani, për t’u kthyer përsëri në një rol aktiv në futboll.

Por, jo të gjithë kanë reaguar pozitivisht ndaj këtij lajmi.

Gazetari i njohur italian i rrjetit “Mediaset”, Mauricio Pistoki, nuk ka kursyer ironinë pas publikimit të këtij lajmi me një mesazh të qartë në Twitter.

Lexo po ashtu Moggi te Partizani, bënë bujë në mediat evropiane (Foto)

“Në vitin 1991, në 6 muaj, 47000 shqiptarë zbarkuan në Itali në kërkim të një shprese. 26 vite më vonë, ne iu dërguam Luciano Moggin. Pa asnjë shpresë”, ishte mesazhi i qartë i tij, transmeton Panorama.

Pistoki ka qenë gjithmonë një kritik i Moggit dhe ndër zërat që kanë kundërshtuar vazhdimisht pretendimet e ish-drejtuesit të Juventusit se e meritonte të kthehej në futbollin aktiv.