Gazetari i njohur David Ornstein ka dhënë lajmin e madh për të ardhmen e Pep Guardiolës mes pasigurisë që është krijuar për të ardhmen e teknikut katalanas.
Kontrata e Guardiolës tek City pritet që të skadojë në fund të sezonit dhe ai ishte lidhur fortë me një kalim të mundshëm tek Anglia, por që këta të fundit në fund vendosën ta emërojnë gjermanin Thomas Tuchel në stol.
Tashmë është konfirmuar se miku i tij dhe drejtori i Cityt, Txiki Begiristain, do të largohet nga detyra e tij në fund të sezonit dhe do të zëvendësohet nga Hugo Viana i Sporting Lisbonës.
Ardhja e Vianas ka bërë që të përhapen disa thashetheme se së bashku me të mund të vijë edhe trajneri i Sportingut, Ruben Amorim, që është identifikuar si pasues i mundshëm i Guardiolës.
Sidoqoftë, siç ka raportuar gazetari David Ornstein, Guardiola duket se do të qëndrojë përfundimisht tek City.
Edhe me rezultatin e seancës gjyqësorë për 115 akuzat e dyshuara të Man Cityt, ka pasur zëra se 53-vjeçari do të nënshkruaj një kontratë një-vjeçare.
“Pep Guardiola nuk ishte në një pozicion për ta konfirmuar të ardhmen e tij kështu që Federata e Futbollit e Anglisë duhej t’i bënte planet me kujdes”.
“Ai (Guardiola) gjithmonë tenton që ta lë vendimin e tij vonë. Unë e përhapa këtë lajm në nëntor të 2022, se do të nënshkruaj kontratën e tij të fundit, pasi ai po hynte në gjashtë muajt e fundit të kontratës”.
“Dhe ju duhet tak ujtoni se Txiki Begiristain po largohet, ai është drejtori sportiv. Pep Guardiola ka thënë, ‘Një pjesë e imja po largohet’ por ajo është interpretuar si ‘Një pjesë e imja po qëndron’. Kështu që nuk e kemi parë ende fundin e Pep Guardiolës tek City”, ka thënë Ornstein.
Nëse Guardiola rinovon kontratën për një sezon atëherë do të kompletonte një dekadë si trajner i Man Cityt, teksa me ta ka fituar gjashtë tituj të Ligës Premier./Telegrafi/