Site icon Telegrafi

Gazetari në Manastir jep lajmet me maskë në fytyrë (Foto)

Në shenjë proteste për shkak të ndotjes së madhe të ajrit në Manastir, prezantuesi i televizionit rajonal “Orbis”, Metodija Kunovski, dje në edicionin e lajmeve ka qenë me maskë në fytyrë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Fokus.

“Nuk ka ajër për të marrë frymë!”, shkurt ka shkruar gazetari në rrjetet sociale, duke u përgjigjur pyetjeve në lidhje me motivin për veprimin e tij.

Qytetarët e Manastirit për shtatë ditë me radhë në mënyrë të vazhdueshme nuk mund të marrin frymë nga niveli i ndotur i ajrit më shumë se e lejuara. Të dhënat zyrtare nga stacioni matës “Manastir 1” e vendosur në periferi të qytetit, tregojnë se përqendrimi i grimcave PM10 në ditët e fundit ka qenë rregullisht 7 deri 9 herë mbi kufirin.

Normat më të larta të ndotjes ishin dy ditë më parë, kur ajo ishte matur dhe se përqendrimi i grimcave kancerogjene ishte 11 herë mbi të lejuarën. /Telegrafi/

Exit mobile version