Gazetari Arturo Alba është vrarë në pjesën veriore të Meksikës, që ndryshe konsiderohet si pjesa më e rrezikshme sa i përket sigurisë së gazetarëve në këtë vend, shkruan Reuters.
Nga fillimi i vitit janë vrarë të paktën pesë gazetarë. Në Alba, gazetari i Multimedios është qëlluar me 11 plumba, ka bërë të ditur gjykatësi Cezar Peniche, duke shtuar se motivi i sulmit deri më tani mbetet i panjohur, transmeton Telegrafi.
Ai ka bërë të ditur se nuk e hedhë poshtë mundësinë që Alba ishte i grupeve mafioze për shkak të punës së tij si gazetar në qytetin Siuadad Huares, që është shumë afër vendkalimit kufitar El Paso në Teksas të SHBA-ve.
Kujtojmë që në Meksikë, kartelët e drogës i kanë shpesh cak gazetarët që raportojnë për të bëmat e tyre. /Telegrafi/