Telegrafi

Gazetari Marin Mema do të nderohet me çmimin “Hasan Prishtina”

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, ka marrë vendim që çmimin “Hasan Prishtina” për vitin 2017 ti ndaj gazetarit Marin Mema.

“Çmimi do të ndahet në një ceremoni të organizuar në Sheshin 21, me datë 25 nëntor, duke filluar nga ora 17:00.

Në këtë ceremoni me pjesëmarrjen e tyre do të na nderoj edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe shumë mysafir nga Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë dhe trojeve tjera shqiptare”, thuhet në njoftim.

Marin Mema është realizuesi një sërë dokumentarësh për shqiptarët në Sanxhakun e Serbisë, Gjurmët e historisë per zonat dhe fshatrat e shqiptarëve në Greqi (Çameri), Maqedoni, Sarajevo në Bosnje, Ulqini, Plava dhe Gucia, Reka, Dibra e madhe, komunitetet shqiptare ne SHBA, Itali, Greqi, Maqedoni, Mal të zi, Serbi, Turqi e me tej kanë qenë në fokus te dokumentarëve dhe reportazheve. /Telegrafi/