Telegrafi

Gazetari i ‘Marcas’ i del në ndihmë Chapecoenses (Foto)

Gazetari i gazetës së njohur spanjolle, “Marca”, Fabian Torres, ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm për klubin brazilian, Chapecoense.

Fabian Torres ka mbledhur vendosur të bëj diçka simbolike, por shumë humane për klubin brazilian që pësoi tragjedi në fund të vitit të kaluar.

Lexo po ashtu Emocionuese: Heronjtë e mbijetuar të Chapecoenses çojnë lartë trofeun e ‘Copa Sudamericana’ në stadiumin e tyre të mbushur me tifozë (Foto)

Gazetari spanjoll ka mbledhur 15 fanella nga yje të futbollit botëror, si Fernando Torres, David De Gea, Diego Costa dhe Cesar Azpiliqueta.

Fanellat e mbledhura, Torres ka vendosur t’i hedh në një ankand të hapur, në mënyrë që të fitoj sa më shumë para.

Këto para të mbledhura, spanjolli ka menduar t’ia dërgojë klubit brazilian, Chapecoense, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Skuadrat e La Ligas befasojnë Chapeconesen, futbollistët e tyre nënshkruajnë fanellat dhe ia bëjnë dhuratë klubit brazilian (Foto)

Torres shpreson që kjo nismë e tij të jetë pozitive dhe të interesuarit të dhurojnë sa më shumë para, në mënyrë që skuadra braziliane të ndihmohet pas tragjedisë më të madhe në histori të klubit.

Disa nga fanellat e nënshkruara nga futbollistë

Ndryshe, në aksidentin e aeroplanit të Chapes gjatë vitit të kaluar, vdiqën 71 persona, ku mes tyre edhe e gjitha futbollistët dhe stafi, përveç tre lojtarëve që i shpëtuan më të keqes. /Telegrafi/