Telegrafi

Gazetari Lulzim Haziri është anëtari i pestë i Komisionit ad-hoc për media në Maqedoni

Maqedonia është në pritje të përfundimit të mbledhjes së liderëve, e cila ka vazhduar pa praninë e liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Para mediave Gruevski tha se partitë shqiptare dhe LSDM-ja le të merren me anëtarin e pestë të Komisionit ad-hoc për media.

Ndërkohë burime për Vest24 thonë se kandidati i pestë i këtij komisioni është Lulzim Haziri, korrespondenti i TVM2 nga Gostivari./Telegrafi/