Telegrafi

Gazetari kroat i RTL-së nuk mund të ndalet duke qeshur, kur përmend emrin e ish-kancelarit austriak Sebastian Kurz

Prezantuesi i televizionit kroat RTL, Adrian De Vrgna nuk arriti të frenohet dhe shpërtheu në të qeshura, gjatë leximit të një lajmi për ish-kancelarin austriak Sebastian Kurz, ku më pas u kërkoi falje shikuesve.

Në fakt, De Vrgna filloi me paralajmërimin e temës mbi gjykimin e ish-kancelarit austriak, duke shqiptuar disa herë emrin e tij dhe në një moment humbi kontrollin dhe filloi të qeshë, transmeton Telegrafi.

“Më në fund ka filluar gjykimi i ish-kryeministri austriak Sebastian Kurz për shkak të aferës Ibiza”, arriti ta thotë këtë fjali me një ton prej seriozi.

“Kurz dhe ish-bashkëpunëtorët”, tha ndër tjera dhe filloi të qeshë duke tentuar të vazhdojë raportimin.

“E akuzuan se ka dhënë deklarata të rreme për temën e marrjes së donacioneve nga investitorët e huaj që kanë manipuluar tenderët”, shtoi gazetari kroat duke qeshur. /Telegrafi/

@bojan_stojnic Voditelj RTL-a se zasmijao na pomen bivseg austrijskog kancelara ? #viral #comedy #rtldanas #adriandevrgna ♬ original sound – Bojan Stojnic