Site icon Telegrafi

Gazetari kapet në gënjeshtër: Thoshte se po raporton nga zonat e rrezikshme, haset në një pjesë të qetë malore të Anglisë (Foto)

Gordon Ramsay nga ITV i Anglisë, ka bërë emër si reporter që viziton zona të rrezikshme dhe që interviston të dyshuar për krime të mëdha.

Madje, ai ka thënë se është duke filmuar disa kartele droge në Kolumbi, ku në 30 vitet e fundit janë ekzekutuar më se 20 mijë njerëz, transmeton Telegrafi.

Por, disa shëtitës që po bënin xhiron e mëngjesit, e kanë parë atë teksa filmonte së bashku me ekip, në një pjesë të qetë malore në Wimbledon.

Makina me të cilën reporteri lëvizi në mal

“Ekipi i grimit i bëri shenja në pantallona sikur i ka të zhytura me baltë, ndërsa ai mbante veshur jelekun për mbrojtje nga plumbat”, ka thënë një dëshmitar në kushte anonimiteti.

Fotografia e postuar e tregon atë në veturën speciale sikur të forcave kolumbiane, që duket sikur është në ndonjë aksion, teksa ndodhej në shteg të qetë.

Zyrtarë të televizorit ku punon Ramsay nuk ka dhënë përgjigje lidhur me rastin, ndërsa nuk dihet kur pritet të shfaqen këto skena. /Telegrafi/

Exit mobile version