“E njoha qind për qind ndërsa MPB e lëshoi personin në liri. Bisedova me jurist dhe persona që janë në MPB dhe njohës të këtyre çështjeve, më thanë se ky është rast I parë eklatant në Maqedoni që lihet në liri personi për vepër penale pasi është njohur nga viktima. Dua të theksoj se në afat prej 10 ditësh për rastin tim u ndërruan 4 prokuror që është po ashtu rast I parë në histori”, u shpreh Marjan Stamenkovski, gazetar.
Ai shprehu habi edhe për rrjedhën e procesit për sulmin ndaj tij ku në afat prej 10 ditësh janë ndërruar 4 prokuror ndërsa është ndryshuar edhe ekipi që në fillim ka regjistruar rastin. Prokurori i fundit kujdestar që i është përcaktuar nuk ka lejuar që në procesverbal të përfshihen edhe kërcënimet që i merr gazetari Stamenkovski dhe familja e tij nga grupi i sulmuesve.