Site icon Telegrafi

Gazetari i ofron bast publik Mustafës dhe Beqirit, që LDK nuk i ka votat për Demarkacionin

Udhëheqësi i emisionit “Rrokum Roll”, gazetari Fidan Jupolli, ju ka ofruar të vënë bast publik kryeministrit, njëherësh kreut të LDK-së, Isa Mustafa si dhe Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, se nuk i kanë votat për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Jupolli në një shënim në Facebook ka thënë se është i gatshëm të bëjë bast me Mustafën dhe Beqirin për 50 mijë euro, kurse oferta vlenë 24 orë.

Postimi i plotë i Jupollit:

“Isa e Ismet a lidhemi me kusht Publikisht q’ nuk i keni votat ?!!!
A po i doni emnat?? ( me ni kusht 50 mij € euro me ua dhan si domshperblim njerzve t’ LDK-s q’ ju shahet Nana prej aferes Pronto), ose , ose Isa me ardh n’ emision ama me kusht me shkue LIVE edhe pa Vlora Dumoshin?!
Njoftomni oferta vlen 24 or.(kto 20 dit duheni me kan efikas ju duhen emnat)” (sic), ka shkruar Jupolli. /Telegrafi/

Exit mobile version