Gazetari i The Guardian, Bryan Armen Graham, e ka quajtur Kosovën si ‘Brazili i Ballkanit’ pas fitores 2-1 ndaj Republikës së Çekisë në ‘Fadil Vokrri’.
Çekët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Patrik Schick, mirëpo epërsia e tyre zgjati vetëm katër minuta.
Vedat Muriqi i barazoi shifrat në minutën e 20-të, pas asistimit që pranoi nga Elbasan Rashani, e që aksioni u fillua nga Bersant Celina.
“Kosova është e 120-ta në botë, e pamposhtur në 15 ndeshje, gjatë një periudhe pothuajse dyvjeçare dhe tani e kryesojnë grupin e tyre në kualifikimet për EURO 2020 për të paktën disa orë. Brazili i Ballkanit”, shkruan Bryan Graham.
Pas tri ditësh, Kosova do të takohet me Anglinë në ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë një përballje e vështirë për tanët.
Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A me tetë pikë, Anglia që sonte do të përballet me Bullgarinë me gjashtë, aq sa ka edhe Republika e Çekisë, derisa Mali i Zi dhe bullgarët kanë nga dy. /Telegrafi/
Kosovo are 120th in the world, unbeaten in 15 matches over nearly two years and now leading their Euro 2020 qualifying group for at least a few hours. The Brazil of the Balkans. pic.twitter.com/PvRTw7zfVp
— Bryan Armen Graham (@BryanAGraham) September 7, 2019