Gianluica Di Marzio ka folur rreth ndeshjes së parë historike të Përfaqësueses së Kosovës.
Ndeshje e sotme në mes të Përfaqësueses së Kosovës dhe Finlandës, ka marrë jehonën në gjithë botën.
Pas shumë mediave dhe njerëzve që kanë folur rreth kësaj ndeshje, tani është edhe gazetari i famshëm italian, Gianluica Di Marzio.
Në artikullin e tij të botuar në faqen e tij, italiani e cilëson si historike ketë ndeshje, transmeton Telegrafi.
Sipas Di Marzios, Kosova do të luaj lojën e parë debutuese në konkurrenca zyrtare të FIFA-s, pasi vetëm muajin maj mori miratimin e drejtave të plota nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë. /Telegrafi/