Saddam Hussein ka vdekur prej 10 vitesh, qëkur u var në mes të Bagdadit, por një gazetar egjiptian pretendon të kundërtën.
Anis Aldeghidy deklaron se prej vitit 2006 e ka takuar dy herë ish-diktatorin irakian.
Madje, ai pretendon se Saddami po përgatit hakmarrjen ndaj atyre që e rrëzuan nga pushteti.
Sipas dokumenteve zyrtare, Hussein u gjet në një vrimë nën dhe, pas muajsh kërkime, dhe u dënua me vdekje për shkak të krimeve që kishte bërë në vitet ’80 të shekullit të kaluar.