Site icon Telegrafi

Gazetari i CNN-it tregon se si shqiptari nga Kosova gjeti kuletën e Meryl Streep me mijëra dollarë dhe ia ktheu asaj

Një ndodhi interesante i ka bërë vaki aktores me famë botërore Meryl Streep.

Teksa po drejtohej në studiot e gjigantit CNN, asaj duket se aksidentalisht i ka rënë kuleta e cila kishte dy mijë dollarë (1,800 euro).

Dhe si për rastësi, kuletën në fjalë e ka gjetur një shqiptar nga Kosova, i cili e ka dorëzuar menjëherë atë te autoritetet, për t’ia dërguar më pas aktores Streep.

Lajmin e bëri të ditur gazetari i njohur i CNN-it, Bill Weir, përmes një statusi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Djaloshi i ëmbël nga Kosova që punon në ndërtesën time vuri re një portofol në rrugë një natë tjetër me 2000 dollarë (1,800 euro) në të. Ai kontrolloi ID-në. Është Meryl Streep. ‘Babai im gjithmonë thoshte se nëse gjen diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja’. Ai refuzoi një shpërblim derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, shkroi Weir në Twitter.

Lexo po ashtu Princi Harry dhe Meghan Markle do të prezantojnë çmimin kryesor në "Oscars 2022" - atë për 'filmin më të mirë'

Meryl Streep përndryshe vazhdon të mbetet njëra ndër aktoret më të spikatura të Hollywoodit.

Ajo ishte në qendër të vëmendjes edhe këtë vit, duke qenë protagoniste në atë që u shqua si një prej filmave më të shikuar të këtij viti dhe të platformës Netflix në histori, “Don’t Look Up”. /Telegrafi/

Meryl Streep në “Don’t Look Up” (Foto: Netflix)
Exit mobile version