Site icon Telegrafi

Gazetari i CNN i referohet aksidentalisht gjatë raportimit të drejtpërdrejtë Joe Bidenit, si “presidenti i zgjedhur Joebama”

Një gazetar i CNN gjatë raportimit të tij të drejtpërdrejtë i është referuar aksidentalisht presidentit të ri të zgjedhur  Joe Biden si “Joebama”, duke kombinuar kështu emrin e tij me mbiemrin e ish-presidentit amerikan Obama.

“Presidenti i zgjedhur Joebama – uh, Joe Biden, sipas të gjitha gjasave ka përfunduar fjalimin pak minuta më parë”, tha veterani i gazetarisë Jeff Zeleny, ku menjëherë reagoi duke përmirësuar gabimin e tij, transmeton Telegrafi.

Zeleny po raportonte nga terreni derisa ishte i lidhur drejtpërdrejt me kolegun e tij në studio Wolf Blitzer. E ky lëshim i Zelenyt sipas tij ishte i paqëllimshëm.

Kujtojmë që Biden kishte shërbyer si zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara gjatë periudhës 2009-2017, në kohën kur në krye të shtetit ishte Barack Obama. /Telegrafi/

Exit mobile version