Site icon Telegrafi

Gazetari i CNN-it, Palmeri: Skomina pranoi gabimet në ndeshjen mes Romës dhe Liverpoolit

Mirko Skomina, gjyqtari slloven gjykoi takimin e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Romës.

Roma në ndeshjen e dytë në Olimpico fitoi 4:2, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për dy arsye: triumfin e Liverpool 5:2 në ndeshjen e parë dhe gabimet e gjyqtarit në kurriz të vendasve.

Tek rezultati 1:2 në minutën e 49, Dzeko mbeti vetëm me portierin Karius, i cili e rrëzoi sulmuesin dhe gjyqtari nuk gjykoi penalti për romakët, përkatësisht nuk e përjashtoi me karton të kuq gardianin e anglezëve.

https://youtu.be/-pwmCemuQ68

Në vend të dënimit për Romën dhe kartonin e kuq për mysafirët, Skomina nuk dha një penallti, por vetëm rivënie këndore.

Gazetari italian Tancredi Palmeri, korrespondent i CNN-it, pas ndeshjes në Twitter ka shkruar se “Gjyqtari Skomina pas takimit ka thyer çdo gjë në zhveshtoret kur e kuptoi gabimin që kishte bërën dhe se e pranoi që kishte marrë vendime të gabuara”.

Ndryshe, Liverpool në finalen e madhe të Kievit do të takohet me skuadrën e Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version