Telegrafi

Gazetari australian po raportonte direkt, një femër e panjohur i afrohet dhe e puthë

Një gazetar australian ka shpërndarë në rrjetet sociale videon nga raportimi në qytet, ku një femër e panjohur i afrohet dhe e puthë.

John Paul Gonzo, gazetar i televizionit australian Network Ten, ka shpërndarë në Twitter videon, derisa po raportonte direkt para katedrales dhe planifikonte të fliste për pakon e re të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Një femër e panjohur iu afrua krejt befasisht dhe e puthi në faqe, e ai mbeti me një buzëqeshje në fytyrë dhe një dozë habie.

“Je shumë i ëmbël”, i tha ajo dhe u largua menjëherë.

Gazetari e falënderoi dhe pasi u largua ajo kameramani dëgjohej duke qeshur.

Videoja është bërë virale si dhe ka nxitur debat. Disa pretendojnë se ishte veprim i papërshtatshëm, e tjerët mendojnë se ndryshe do të interpretohej po ta bënte të njëjtën gjë një mashkull. /Telegrafi/