Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich është akuzuar për spiunazh, kanë raportuar sot mediat shtetërore ruse.
Gershkovich, shtetas amerikan, u arrestua javën e kaluar me të njëjtat akuza, të cilat janë quajtur false nga shtetet Perëndimore.
Ai po mbahet në një qendër paraburgimi në burgun famëkeq, Lefortovo në Moskë dhe po përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor, raporton skynews.
Më herët sot u raportua se një gjykatë në Moskë do të shqyrtojë një apel kundër arrestimit të Gershkovich më 18 prill.
Seanca dëgjimore do të mbahet me dyer të mbyllura pasi Rusia i konsideron informacionet në lidhje me akuzat si të klasifikuara.
Wall Street Journal ka mohuar me forcë akuzat kundër Gershkovich, duke e përshkruar arrestimin si “një fyerje e egër ndaj një shtypi të lirë”.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka kërkuar Rusisë që ta “lënë të shkojë” dhe arrestimi ka acaruar më tej marrëdhëniet mes dyja vendeve. /Telegrafi/