Tom Cruise dhe Top Gun është një prej filmave legjendar të Hollywood-it, e tani pas 36 vite pritje vjen pjesa e dytë e këtij filmi.
E pasi që ka kaluar aq shumë kohë, shumëkush kishte humbur shpresat se do të jenë dëshmitarë të vazhdimit – e disa kanë shkuar edhe më tej duke dhënë premtime nga më të ndryshmet nëse vjen deri te realizimi i pjesës së dytë, transmeton Telegrafi.
Top Gun i parë u prezantua në vitin 1986, e këto ditë është prezantuar pjesa e dytë. Filmin e tyre të preferuar shumëkush e ka përshkruar si pjesa e dytë po vjen si qershia mbi tortë – ndërkaq disa ishin në gjendje ta “vënë dorën në zjarr” që kurrë nuk do të ketë pjesë të dytë.
Një prej tyre është gazetari Matt Patches, i cili në vitin 2010 pati shkruar në Twitter se “do të hajë këpucën nëse ndonjë Top Gun 2”.
Pas 12 vite gjërat ndryshuan, e ai jo vetëm që “ka ngrënë fjalët e tij”, por edhe diçka tjetër. Patches së fundmi ka publikuar në kanalin e tij në YouTube videon “e kam ngrënë këpucën për Top Gun 2”, e të njëjtën kohë shihet sesi e mban fjalën.
A decade ago I tweeted that if Top Gun 2 happened I would eat a shoe. No one has let me forget this … including the folks at Paramount, who are quite excited for me to be wrong. Saving this for after the actual shoe (although I may already be in a coma). Check back Thursday. pic.twitter.com/lUAMhaA1BC
— Matt Patches (@misterpatches) May 24, 2022
Megjithatë në vend të këpucës së zakonshme, vendosi ta bëjë një këpucë me lëvore të frutave të ndryshëm. Për ta bërë më interesant sfidën, doli fillimisht rrugëve për ta bërë një shëtitje me “këpucën” që do ta hante. /Telegrafi/