Telegrafi

Gazetarëve u matet temperatura para se të hynë në Vila Vodno te Pendarovski

Po zbatohen masa parandaluese kundër përhapjes së coronavirusit për gazetarët që shkuan në konferencën për shtyp të Stevo Pendarovski, e që mbahet në hapësira të hapura.

Në derë janë ngjitur afishet informative të Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e Covid-19, karriget e gazetarëve një metër ndaras dhe gjithashtu është vendosur tryezë ku ka lëngje për dezinfektim të duave, fasuleta të lagështa dhe doreza për duar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në hyrje të Vila Vodno çdo gazetarit i është matur temperatura.

Gazetarët u njoftuan se nëse ndonjëri ka temperaturë më të lartë se 37.5 nuk mund të merr pjesë në konferencë për shtyp./Telegrafi/