Site icon Telegrafi

Gazetarët u mbajtën pas dyerve të mbyllura që të mos i afroheshin kryeministres së Serbisë

Përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë po bëhen gjithnjë e më kreativë në shmangien e pyetjeve të gazetarëve.

Dy ditë më parë ekipi i mediumit N1 nuk u lejua të marrë pjesë në konferencën për shtyp të ministres Jelena Begoviq, në ngjarjen për programin Evropa Dixhitale.

Tashmë gazetarët e këtij mediumi mundën të hynin, por jo të shtojnë pyetje në drejtim të kabinetit qeveritar.

Megjithatë, ky nuk është lajm pasi që ka ndodh një gjë e pazakontë dhe e paparë deri më tani.

E reja është parandalimi fizik i gazetarëve për t’iu afruar kryeministres dhe ministrave pas ngjarjes ditore.

Në fakt, një gazetareje iu mbyll dera dhe nuk ka arritur të hynë në vendin ku po mbante konferencë për shtyp kryeministrja, Ana Brnabiq.

Shikoni KËTU. /Telegrafi/

 

Exit mobile version