Site icon Telegrafi

Gazetarët sot zgjedhin kryetarin e AGK-së

Gazetarët e Kosovës sot do të zgjedhin kryetarin dhe bordin e ri të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Kuvendi zgjedhor mbahet pas përfundimit të mandatit dy vjeçar të kryetarit dhe bordit të kaluar.

Organet e reja të AGK-së do të zgjidhen në kuvendin, ku pritet që të marrinpjesë edhe shefi i misionit të OSBE-së, Jean Claude Shlumberger, si dhe një përfaqësues i UNDP-së.

Kandidaturën për kryetar deri më tani e kanë shpallur tre kandidatë, Enis Veliu dhe Shkëlqim Hysenaj nga gazeta “Zëri”, si dhe Shkumbin Ahmetxhekaj nga RTK.

Exit mobile version