Shoqate e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë sot kanë organizuar marsh protestues për shkak të sulmeve ndaj gazetarëve dhe kameramanëve, fyerjeve dhe poshtërimeve nga politikanët, konkurrencës së pandershme dhe kushteve të pasigurta në të cilat punojnë gazetarët.
Gazetarët para ndërtesës së Qeverisë theksuan se nuk do të kërkojnë falje për pyetjet e sikletshme dhe dërguan mesazh se varfëria është e barabartë me autocensurën./Telegrafi/