Site icon Telegrafi

Gazetarët protestojnë kundër kërcënimeve ndaj Naser Selmanit, kryetar i SHGM-së (Video/Live)

Gazetarë të më shumë mediave u mblodhën para selisë së Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) për të protestuar kundër kërcënimeve ndaj Naser Selmanit, kryetar i kësaj shoqate gazetarësh.

Tamara Çaushidis, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGPM) deklaroi se sindikata nuk pranon dënime verbale nga Qeveria, pasi që e njëjta duhet të vepropjë dhe ta sqarojë tërë rastin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, sulmi ndaj kryetarit të SHGM-së është sulm ndaj tërë gazetarëve, duke shtuar se duhet të ngriten procedura gjyqësore për rastin në fjalë.

Ndaj kërcënimeve të Beqir Asanit drejtuar Naser Selmanit ka reaguar edhe zv.kryeministri Bujar Osmani, duke thënë se Qeveria angazhohet për liri të mediave, dhe se kjo është në kuadër të proceseve euro-atlantike, duke u bërë thirrje organeve që të ndërmarrin masa.

Osmani zotohet se as ai, e as Qeveria nuk do të mbrojë askë./Telegrafi/

Exit mobile version