Site icon Telegrafi

Gazetarët nga Gostivari e dënojnë sulmin ndaj kolegëve të tyre gjatë protestës së mbrëmshme

Gazetarë nga Gostivari nga shumë mediume lokale dhe rajonale sot pasdite janë mbledhur në sheshin e qytetit për të dënuar sulmin e mbrëmshëm të gazetarëve të A1on gjatë protestave në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në letrën e tyre apelohet se çdo individ apo grup, veçanërisht politikanë, të jenë më të vëmendshëm dhe më të përmbajtur në fjalorin dhe adresimin e tyre, veçanërisht në këtë periudhë të ndjeshme. Ata porositin që të ndërpritet gjuha e urrejtjes dhe të mos nxitet në tensione dhe se gazetarët kanë mision të njoftojnë për çdo ngjarje, pa dallim si ishte ai dhe kanë për obligim që objektivisht ta informojnë opinionin.

Protestat “Për Maqedoni të bashkuar” kanë përfunduar me dhunë. Një ekip i gazetarëve të portalit A1on mbrëmë u rrahën nga protestuesit e zemëruar, ndërsa me makinën e ndihmës së shpejtë janë dërguar në klinikat e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version