Site icon Telegrafi

Gazetarët mblodhën para por Arnaudov përsëri pa përgjigje për amnistinë (Video)

Pas deklaratës së të akuzuarit Ljuben Arnaudov se deklaratë për media do të jap vetëm për 50 euro, gazetarët në pauzën e seancës së sotme për 27 prillin mblodhën para që i ofruan deputetit Arnaudov të jep deklaratë nëse do të dërgojë kërkesë për amnisti, por ai përsëri nuk u përgjigj.

Deputeti Arnaudov tha se nuk kishte për qëllim të ofendojë gazetarë por vetëm se ka dashur të bëjë shaka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Arnaudov për amnistinë: Jap deklaratë vetëm për 50 euro (Video)

Seanca e sotme për ngjarjet në Kuvend më 27 prill vazhdon me paraqitjen e dëshmive të deklasifikuar nga MPB-ja të propozuara nga ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov./Telegrafi?

 

Exit mobile version