Site icon Telegrafi

Gazetarët italianë krijojnë të qeshura duke ia ndërprerë konferencën për shtyp Contes, ia dorëzojnë fanellën e nënshkruar nga Mourinho dhe kërkojnë paqe me të

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, kishte një konferencë për shtyp para ndeshjes në Kupës FA ndaj Hull Cityt, e cila u ndërpre në rrethana të çuditshme, pasi dy gazetarë të njohur italianë ia dorëzuan një fanellë të Manchester Unitedit me emrin e tij në anën e pasme dhe e nënshkruar nga rivali i tij, Jose Mourinho.

Gazetarët e njohur italianë, Stefano Corti dhe Alessandro Onnis nga programi satirik italian Le Iene krijuan përsëri të qeshura me gjestin e tyre të fundit.

Muajin e kaluar, dyshja italiane e ndalën trajnerin e Unitedit, Mourinhon, i cili ishte përfshirë në një betejë deklaratash me Conten, duke detyruar të nënshkruajë një fanellë të Djajve me emrin e ish-trajnerit të Italisë dhe numrin një në pjesën e prapme.

Lexo po ashtu Gazetarët italianë e ‘detyrojnë’ Mourinhon të nënshkruajë fanellën me emrin e Contes

Të enjten (sot), me Conten, i cili i ishte drejtuar mediave të mbledhura përpara raundit të pestë të Kupës FA kundër Hull City, Corti u kthye për të vazhduar punën e nisur para një muaji.

Corti iu afrua tavolinës së Contes dhe lëshoi një video mesazh në një tabletë, me ekranin që nuk ishte i dukshëm në pjesën tjetër të dhomës, para se t’ia paraqiste trajnerit të Chelseat dhuratën e tij të dyshimtë.

Corti duke ia treguar video mesazhin (Foto: Liam Twomey)

Mesazhi në video, i folur kryesisht në italisht, thoshte: “Antonio, ju kemi dërguar një porosi. Një dhuratë për ju nga miku juaj i ri, Jose Mourinho!”

“Ai na tha se ai do të të pëlqejë kjo. Shikoni atë që ai ka shkruar për të t’ua dërguar juve: ‘Miku yt, Jose’.

Gazetari duke ia dorëzuar fanellën (Foto: Goal)

“A mund të na premtoni se herën tjetër që luani kundër tij do të ndani shenja paqeje? Ejani, Antonio … do të jeni miq përgjithmonë!”

Conte u qesh, duke deklaruar se ai nuk kishte “asgjë” për të thënë në përgjigje, para se Corti shtoi: “Kjo është një dhuratë për ju, nënshkruar nga Jose Mourinho -“Mikut tim Antonio”.

Conte i befasuar nga gazetari italian (Foto: Liam Twomey)

Zyrtari i shtypit i klubit londinez i tha prezantuesit të përfundojë skenën në mënyrë që konferenca të mund të vazhdojë në mënyrë normale.

Ndryshe, Chelsea do të udhëtojë drejt Unitedit në Old Trafford në takimin e ardhshëm të Ligës Premier, në takimin e parë mes klubeve që kur Mourinho dhe Conte u përfshinë në një luftë të hidhur fjalësh muajin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version