Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është zënë ngushtë nga dy gazetarë italianë të mërkurën në mbrëmje.
Portugezi që është zënë me transferimin e Alexis Sanchez është ndaluar nga dy burra në dalje të hotelit The Lowry.
Alessandro Onnis dhe Stefano Corti, prezantues në Italia 1 në emisioni sarkastik ‘Le Iene’, e detyruan Mourinho të flas pak për mosmarrëveshjet dhe sulme drejt trajnerit italian të Chelseat, Antonio Conte.
Conte iu ishte drejtuar Mourinhos si “njeri i vogël”, pasi portugezi kishte thënë se di trajner janë si ‘palaço’.
‘Special One’ u pa i lumtur dhe i buzëqeshur me gazetarët duke i dhënë atyre edhe përgjigje.
Italianët i kërkuan Mourinhos që të nënshkruajë fanellën e Manchester Unitedit, por në të ishte emri “ Antonio Conte dhe nr.1”.
Mourinho e kuptoi shakanë dhe qeshi, për të dhënë pastaj edhe nënshkrimin tij në fanellë.
Ai u largua duke u futur në hotel ku edhe është duke jetuar. /Telegrafi/