Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë po marrin pjesë në trajnimin për forcimin e lirisë së shprehjes, i cili organizohet në Podgoricë, në kuadër të platformës rajonale për siguri të gazetarëve në Ballkanin Perëndimor, që financohet nga Komisioni Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përveç përfaqësues të SHGM-së, në trajnim marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të gazetarëve nga Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Përfaqësuesit e këtyre të shoqatave të gazetarëve sot në Podgoricë patën konferencë të përbashkët, në të cilët fjalim pati edhe kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.
Selmani tha se Maqedoni në periudhën e kaluar ka qenë gropë e errët në rajon në lidhje me respektimin e lirisë së shprehjes. Ai shpjegoi se qeveria e kaluar ka arritur të ndërtojë sistem të përkryer të kontrollimit të mediumeve.
Sipas tij, Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë që ka gazetarë në burg./Telegrafi/