Telegrafi

Gazetarët dalin në mbështetje të kolegëve të tyre të ”Utrinski Vesnik”

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) kanë shprehur solidaritetin e tyre me kolegët e gazetës ”Utrniski Vesnik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tamara Çauishidis nga SPGM-ja tha se gjendja e vështirë ekonomike e kompanisë dhe ulja e tirazhit të shitjes, më së shumëti janë pasojë e shndërrimit të pronarëve në shërbëtorë të pushtetit.

Ljubisha Stankoviq nga sindikata e gazetarëve theksoi se udhëheqësia ë kompanisë u ka premtuar gazetarëve se nuk do të ketë ulje të rrogave, e as largime nga puna. Srgjan Kerim u ka premtuar një gjë të këtillë, megithithatë situata ka ndryshuar.

Naser Selmani nga SHGM-ja deklaroi se gazetarët në Maqedoni dhe tregu medial përballen me probleme të ngjashme, tash e 25 vite me radhë, duke theksuar se duhet të pengohet ndërhyrja e institucioneve në media, që të zhvillohet tregu medial./Telegrafi/