Gazetarja australiane Charlotte Goodlet pati një “aksident” para kamerës.
Ndërsa raportonte për 10 News First, asaj i ‘pëlcitën’ pantallonat.
Edhe pse ajo ishte para kamerës, shikuesit nuk e kuptuan se çfarë ndodhi, por më vonë postoi një fotografi të vrimës në pantallonat e saj në Instagram.
Për të mos treguar më shumë, ajo e mbuloi vrimën me një emotikon.
“Momentet pas transmetimit të drejtpërdrejtë. Edhe unë kam pasur lajmin tim më të ri”, ka shkruar ajo.
Kolegët e saj në komente e vlerësuan për profesionalizëm.
“Një profesioniste e vërtetë”, shkroi kolegia e saj, Davina Smith. /Telegrafi/