Site icon Telegrafi

Gazetares serbe ia “tranojnë” shqiptarët Facebook-un, lodhet duke “fshirë” komente (Video)

Teksa treni rus i afrohej Kosovës, gazetarja serbe Bojana Millovanoviq që ishte brenda trenit, poston një video ku shihet Shoqëria Kulturoro-Artistike “Kopaonik”, transmeton Telegrafi.

Blic shkruan se ky xhirim është “vërshuar” menjëherë nga komentet shqiptare, që i “fyejnë serbët” dhe që madhërojnë forcat speciale të Kosovës, ROSU.

Por, siç shihet në video, komente ka pak. Nëse është i vërtetë raportimi i mediave serbe, atëherë ajo është lodhur duke i fshirë ato. /Telegrafi/

Exit mobile version