Site icon Telegrafi

Gazetarë polak do ta promovojnë Maqedoninë si destinacion turistik

Pesë gazetarë polak me ftesë të “TAV Maqedoni” janë duke qëndruar në shtetin tonë me qëllim që t’i shijojnë bukuritë dhe ta promovojnë atë si destinacion turistik tek turistët e Polonisë.

Drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni”, Alper Ersoj, thotë se praktikat e tilla të marketingut kanë qenë çdo herë të suksesshme në promovimin e Maqedonisë tek agjencitë turistike në vendet evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në aeroportin e Ohrit “Pavle Apostol” nga 22 qershori ka filluar sezoni i fluturimeve nga Katovica. Një herë në javë, një nga opratorët më të mëdha polak “Rego Bis” drej Ohrit sjell 220 turistë drejt Liqenit të Ohrit.

Në gjashtë muajt e parë të 2017 “TAV Maqedoni” ka shënuar rritje prej 6 për qind fluksit të udhëtimeve, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./Telegrafi/

 

Exit mobile version