Site icon Telegrafi

Gazetarë nga mediume evropiane vizitojnë ASHMAA në Maqedoni

Gazetarë nga disa media evropiane sot ishin në vizitë në Agjencinë për Shërbime Mediale Audio dhe Audio-vizuale (ASHMAA), ku u njoftuan me punën e këtij trupi rregullues, veçanërisht me mënyrën e monitorimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga ASHMAA, në takim është theksuar kompetenca që ka kjo Agjenci, si dhe aktivitetet që ndërmarrin në lidhje me mbikëqyrjen e mediave, sigurimin e qasjes në media për persona me nevoja të veçanta, trajtimin e çështjeve ginore, si dhe standardet profesionale në mediume.

Mes gazetarëve ka pasur përfaqësues nga të radiove nga Deutsche Welle, Rai3, Radio Popolare, National Spanish Radio, përfaqësues të media të shkruara nga Wiener Zeitung, La Libre, Trud, Hospodarske Noviny, Luxemburger Wort, Evenimentul Zilei, Altinget, roene Amsterdammer, The Gardian dhe përfaqësues të televizioneve nga ORG e Austrisë dhe Athens News Agency nga Greqia./Telegrafi/

Exit mobile version