Site icon Telegrafi

Gazetari po mbante një çadër dhe po raportonte për motin, papritmas goditet nga rrufeja! (Video)

Gjatë raportimit të parashikimi të motit ka ndodhur një ngjarje e cila fare nuk pritej.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një gazetar i cili po raportonte nga Lu Sjaodung, Kinë.

Po sipas medieve të huaja, gazetari po mbante një çadër dhe po fliste rreth asaj se si pritet të jetë moti gjatë asaj dite. Në një moment, ai ishte goditur papritur nga rrufeja.

Gjithsesi, sipas gazetarit, rrufeja goditi ombrellën, por ai nuk pësoi ndonjë lëndim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=OZozwkfbcco

Exit mobile version