Telegrafi

Gazeta Zyrtare njofton ditën e publikimit të zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë

Ndërmarrja Publike ”Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” pritet që të publikojë zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit në numrin e ardhshëm të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazeta njofton se kërkesa e Kuvendit ka arritur në këtë ndërmarrje, duke theksuar se në pajtim me dispozitat pozitive ligjore ndaj kërkesës së pranuar, Vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit do të publikohet në numrin e radhës në javën që vjen./Telegrafi/