Site icon Telegrafi

Gazeta Zyrtare në Maqedoni shpall urdhëresat e para me fuqi ligji

Në Gazetën Zyrtare me Nr 70, me datën 19.3.2020 janë shpallur urdhëresat e para të qeverisë me fuqi të ligjit. Këto janë ndryshimet e para ligjore për të cilat ka marrë vendim qeveria pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Ekzekutivi ka ndryshuar ligjet që përndryshe janë përgjegjësi e legjislaturës – Kuvendit.

Në të katër ligjet, ndryshimet e miratuara përkohësisht nga Qeveria janë të natyrës teknike. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, pezullohen provimet për ekspertizë, noterë, ndërmjetësues dhe provimin e jurisprudencës.

 

Exit mobile version