Site icon Telegrafi

Gazeta Zyrtare e Maqedonisë nuk do të publikoj më vendime me emrin e vjetër

Qeveria, ministritë, agjencitë qeveritare tashmë janë regjistruar në Regjistrin Qendror me emra të rinj për të cilat ditën e martë i publikoi qeveria për shkak të ndryshimeve kushtetuese.

Nga Regjistri qendror thonë se procedura për regjistrimin e institucioneve me emrat e rinj është në progres dhe se nga ana e tyre të gjithë janë informuar që të dorëzojnë kërkesë zyrtare dhe dokumentet e nevojshme.

Drejtorja e Regjistrit Qendror, Marija Boshkovska-Jankovska për televizionin “Telma”, tha se është mbivlerësuar data 15 mars, deri kur është afati, se do të përfundojnë të gjitha procedurat nga ana e tyre dhe nga ana e institucioneve.

Ndër institucionet që ende nuk e kanë ndryshuar emrin e tyre është presidenti i shtetit. Nga kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov nuk kanë dhënë përgjigje nëse kanë dorëzuara kërkesë për riregjistrimin me emrin e ri President i Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Exit mobile version