Telegrafi

Gazeta zvicerane, Blick shkruan për festivalin e parë muzikor shqiptar në Zvicër

Në Zvicër do të mbahet për herë të parë një festival i muzikës shqiptare, “Alba Festival”.

Më shumë se 25 mijë vizitorë pritet të marrin pjesë në festivalin që do të mbahet në Hardturm të Cyrihut prej 29 dhe 30 qershor.

Në festival do të performojnë më tepër se 16 këngëtarë shqiptarë dhe të huaj ndër të tjerë edhe Ledri Vula, Kida dhe Dhurata Dora, shkruan gazeta zvicerane blick.ch.

Ky festival synon të jetë një pikëtakimi unik për një miks të muzikës moderne nga Shqipëria dhe nga Kosova dhe të stabilizohet si një platformë për shkëmbimin ndërkulturor, thotë Adem Morina, producent i festivalit.

Ai thotë se dëshira e organizatorëve është që të gjithë vizitorëve të festivalit t`u ofrohet kulturë me përmbajtje të pasur dhe që t`i afrojë traditat e ndryshme njërën pranë tjetrës.

Ndryshe, pos muzikës në këtë fesival do të ketë stenda me ushqime nga Ballkani si dhe do të vendosen disa “Shisha-bare”. /Telegrafi/