Cristiano Ronaldo e ka nisur shumë keq edicionin e tij të ri me Real Madridin, duke shënuar vetëm dy gola.
Fituesi i Topit të Artë po kalon momente të vështira në fillim të këtij edicioni me skuadrën e tij, Real Madrid.
Kjo pasi, portugez në katër ndeshje sa ka luajtur këtë edicion, ka shënuar vetëm dy gola, një në Ligën e Kampionëve kundër Sportingut dhe një në La Liga kundër Osasunas.
Madje në barazimin e fundit kundër Las Palmas 2-2, Ronaldo u zëvendësua në minutën e 72-të dhe kjo nuk i pëlqej aspak portugezit.
Megjithatë, arsyeja e vërtetë e kësaj forme të dobët besohet të jetë gjuri i tij i majtë, të cilin e ka dëmtuar në finalen e Kampionatit Evropian kundër Francës.
Gazeta e famshme spanjolle, AS, shkruan se Ronaldo ende nuk është 100 për qind i gatshëm, pavarësisht fjalëve të trajnerit Zinedine Zidane. /Telegrafi/