Telegrafi

Gazeta skoceze, “Pronari i klubit të golfit South Ayrshire humbet zgjedhjet amerikane”: Trump më mirë njihej si golfist se sa si president amerikan

Të gjithë gazetarët e dinë se është thelbësore që të kujdesen për audiencën e saj.

“Scotland’s Ayrshire Daily News” u sigurua për këtë kur mbuloi humbjen e Donald Trumpit ndaj Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Presidenti zotëron kursin e golfit Trump Turnberry në South Ayrshire të Skociës, raporton BBC.

“Pronari i klubit të golfit, South Ayrshire humbet zgjedhjet presidenciale të vitit 2020”, ishte titulli i kësaj gazete ditore, duke mos dashur t’i referohej në emër presidentit Trump.

Gazeta nuk tregon nëse presidenti aktual, dashamirës i golfit – i cili ishte duke luajtur këtë lojë kur Biden u shpall fitues i zgjedhjeve në qytetin Pensilvania – do të kalonte më shumë kohë në Turnberry. /Telegrafi/