Të gjithë gazetarët e dinë se është thelbësore që të kujdesen për audiencën e saj.
“Scotland’s Ayrshire Daily News” u sigurua për këtë kur mbuloi humbjen e Donald Trumpit ndaj Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Presidenti zotëron kursin e golfit Trump Turnberry në South Ayrshire të Skociës, raporton BBC.
“Pronari i klubit të golfit, South Ayrshire humbet zgjedhjet presidenciale të vitit 2020”, ishte titulli i kësaj gazete ditore, duke mos dashur t’i referohej në emër presidentit Trump.
Gazeta nuk tregon nëse presidenti aktual, dashamirës i golfit – i cili ishte duke luajtur këtë lojë kur Biden u shpall fitues i zgjedhjeve në qytetin Pensilvania – do të kalonte më shumë kohë në Turnberry. /Telegrafi/